Përjashtohet Samanta Karavella pasi nuk pagoi detyrimet ndaj Big Bastës.
Ju kujtohet këngëtarja e ëmbël Karavello që konkuroi tek “Ethet” drejtuar nga Adi Krasta, por që u skualifikua vetëm për shkak se ishte minorene për atë spektakël, 14 vjeçe?
Pikërisht ajo që me zërin potecial të saj i ka hapur rrugën karrierës së saj pa patur nevojë për çmimin e “Etheve”.
Për këtë këngëtare, jo vetëm të aftë por edhe mjaft simpatike, thuhej se mund të fitonte një çmim të rëndësishëm nga ky edicion i tetë i “Top Fest-it”.
Por, ja që disa burime, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, thonë se kjo gjë nuk do të jetë e mundur pasi këngëtarja është përjashtuar nga festivali.
Me sa duket arsyeja e këtij përjashtimi është mosshlyerja e detyrimeve financiare ndaj Big Bastës, i cili është edhe autori i pjesëve përbërëse të këngës, duke filluar nga muzika dhe deri tek teksti. Normalisht, kjo gjë atij i jep të drejtën e autorsisë dhe si i tillë ai ka dorëzuar pranë drejtuesëve të festivalit një shkresë ligjore përmes së cilës Samantës i ndalohet interpretimi i këngës pa kryer pagesën për të.
Këngëtarja e suksesshme është nën menaxhimin e studios së reperit Big Basta që nga 2010-ta dhe ky ngërç në marrëdhëniet e tyre, na lë të kuptojmë se çdo gjë do të ndërpritet këtu…
Pikërisht kjo studio, Big City Studios, ka realizuar disa prej këngëve më të njohura të Samantës gjatë këtij viti si ‘Le të jetë’ dhe ‘Start’, e cila erdhi në bashkëpunim me Bigun dhe Lyrical Son.
Tuesday, 24 May 2011 16:56