Ndihma e shpejtë ofrohet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Posa futet brenda ka një sfidë, siç e ka shoqëruar gjatë tërë rrugës.
Shiriti i majtë në hyrje të QKUK-së i rezervuar për qarkullimin e veturave të Emergjencës, shfrytëzohet vetëm për parking, si pasojë e shoferëve të pandërgjegjshëm dhe mungesës së një mekanizmi për t’i larguar ato.
Punonjësit e sigurimit të QKUK-së nganjëherë thërrasin policinë për t’i larguar ato vetura nga rruga.
Por, kjo nuk ka qenë zgjidhje, ndonëse spitali ka parking për qindra vetura në pjesën përpara Klinikës së Ortopedisë.
Pjerrtësia e ngritur një vit më parë ka ndihmuar megjithatë në transportin e rasteve emergjente.
Vite më parë pacientët barteshin nëpër shkallë për t’u ngjitur te dhomat e reanimacionit. Tash autoambulancat i afrohen sallës së reanimimit. /Zeri
Sunday, 27 September 2015 09:56