Lajme Shqip Monday, 25 February 2013 19:12

Vatikan – Vendimi i O’Brien për t’u dorëhequr nga kryesimi me Kishën Katolike Skoceze, vjen pas akuzave për ‘sjellje të pahijshme kundrejt priftërinjëve’, gjë që daton nga viti 1980.

Në deklaratën e dorëheqjes, O’Brien u ka kërkuar falje personave të cilët pretendojnë se janë ofenduar nga kardinali, gjatë kohës sa ai ka udhëhequr me kishën. Sido që të jetë O’Brien mohon të ketë bërë ndonjë gjë të keqe.

Në deklaratën në fjalë, O’Brien gjithashtu thotë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për pasardhësin e Papës, duke bërë kështu që Britania e Madhe mos të ketë përfaqësuesin e saj në këtë proces.(LajmeShqip.com)