Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 21:46

Beograd – Kryetari ilegal i Mitrovicës, Krstimir Pantiç, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës do të bisedojnë nesër në Beograd me presidentin e ri të Serbisë, Tomislav Nikoliç.

Siç raportojnë mediat serbe, takimi do të mbahet në Beograd, ndërsa temë diskutimi do të jetë situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës.

Përveç Panticit, në takim do të marrin pjesë edhe krerët e paligjshëm të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Nikolic ka fituar postin e presidentit në balotazhin e 20 majit, kundrejt presidentit të deritashëm të Serbisë. (LajmeShqip.com)