Tiranë -Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për miratimin në parim të marrëveshjes së grantit TF 11176 ndërmjet Shqipërisë dhe bankës Ndërkombëtare për Zhvillim/ Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, si administratore e Fondeve të grantit të akorduar nga Fondi i Besimit Multidonator për lehtësimin e Qeverisjes me partneritet, për financimin e projektit.
“Mbështetja për rritjen e sigurisë së sistemit të prokurimit elektronik në Shqipëri” i propozuar nga Ministri i Financave.Tashmë sistemi elektronik i prokurimit elektronik në Shqipëri pranohet si një sistem i çertifikuar, duke bërë që të gjithë tenderat të kryhen nëpërmjet tij.
Në kuadrin e fuqizimit të këtij sistemi në Shqipëri, qeverisë shqiptare i akordohet një grant prej 100 mijë dollarë amerikanë, i cili do të administrohet nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim/ Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim.
Projekti konsiston në kontraktimin e drejtpërdrejtë të një kompanie konsulentë, për krijimin dhe zhvillimin e një softëare të dhënash, në përputhje me sistemin elektronik të prokurimit në Shqipëri, si dhe të integruar tek ne. (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 May 2012 07:00