Damask– Autoritetet siriane sot liruan 552 persona, të cilët gjatë muajve paraprak u arrestuan për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al Asad.
Ky është grupi i dytë më i madh i demonstruesve të liruar gjatë javës së fundit, pasi që në Siri udhëton Misioni i vëzhguesve të Ligës arabe.
Në mapjtim me marrëveshjen midis Sirisë dhe Ligës arabe, qëllimi i së cilës është ndërprerja e dhunës në vend, Damasku u zotua se do t’i lirojë të gjithë të burgosurit politik, të lejojë në vend të mbërrijë Mision vëzhgues i kësaj organizate panarabe dhe të ndalohet me përdorimin tejmase të dhunës kundër demonstruesve.
Në grupi e parë të demonstruesve të cilët u liruan të martën, nga burgjet siriane u lëshuan 3.500 persona.
Sipas organizatave humanitare, në burgjet siriane edhe mëtej ka rreth 25.000 të burgosur politik dhe pjesëmarrës në demonstratat antiqeveritare. Organizatat humanitare konsiderojnë se plani i Ligës arabe për ndërprerje të dhunës në Siri ka dështuar që në fillim, dule theksuar se gjendjet në terren nuk janë ndryshuar aspak nga mbërritja e Misionit vëzhgues, si dhe se javën e fundit janë vrarë disa qindra demonstrues.
Thursday, 05 January 2012 15:36