Aman – Të paktën katër demonstrues janë vrarë nga forcat e sigurisë në protestat e sotme në Siri, kumtuan aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Tre prej tyre janë vrarë në afërsi të kryeqytetit Damask, ndërsa tjetri në qytetin Zabadani, në afërsi të kufirit me Libanin.
Katër demonstrues të tjerë kanë humbur jetën mbrëmë në fshatin jugor Dael.
Gjatë disa javëve të fundit në Siri, pas lutjes së të premtes, rregullisht po organizohen protesta masive kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad.
Sipas organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, më shumë se një mijë persona janë vrarë në vend nga fillimi i demonstratave prodemokratike nga mesi i marsit.
Friday, 27 May 2011 22:57