Lajme Shqip Sunday, 29 January 2012 17:00

Damask-Një ditë pasi Liga Arabe pezulloi misionion e saj monitorues në Siri, qeveria e Damaskut është rimobilizuar për të rimarë kontrollin e rrethinave të kryeqytetit që ndodhen në duart e rebelëve. 

Sipas BBC, aktivistët thonë se trupat siriane të mbështetura edhe nga tanket kanë bombarduar zonat rebele në lindje dhe në veri të Damaskut.

Sipas tyre janë mbi 2 mijë trupa dhe 50 tanke të përfshirë në sulmin që nisi sot herët në mëngjes. Dhjetra vetë janë vrarë në atë që aktivistët e përshkruajnë si luftimet më të ashpra në kryeqytet në 10 muaj revoltë kundër regjimit të presidentit Bashar Al Asad.

 Një ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe deklaroi se duke patur parasysh përkeqësimin e situatës në Siri dhe përdorimin e vazhdueshëm të dhunës, Liga vendosi të ndalojë menjëherë punën e misionit të saj në Siri.

Grupet anti qeveritare thonë se re të mëdha tymi mund të shihen nëpër rrethinat e Damaskut nga shtëpitë e goditura me predha. (LajmeShqip.com)