Bejrut- Presidenti sirian Bashar al Asad sot ka shpallur amnisti për të gjithë ata të cilët kanë kryer kundërvajtje, pasi që para dhjetë muajve filloi kryengritja kundër regjimit të tij.
Me amnistinë do të përfshihen “shkeljet e kryera në kontekst të ngajrjeve të cilat ndodhën prej 15 marsit vitin e kaluar deri më 15 janar 2012”, thuhet në fjalimin e presdnetiti Al Asad.
Asad nëntë muaj po tenton t’i ngulfas kryengritjet kundër regjimit të tij. Ai për kryengritjen i akuzon terroristët dhe bandat e armatosura.
Sipas të dhënave të KB-së në aksionet e forcave siriane të sigurisë kundër demonstrueseve janë vrarë më shumë se 5.000 njerëz
Paraprakisht, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun sot i bëri thirrje presidentit sirian Bashar al Asad të ndërpresë me vrasjen e popullit të tij.
“Sërish ju them president i Sirisë: Ndërprisni me dhunën. Ndërprisni me vrasjen e popullit tuaj. Rruga e represionit nuk ka dalje”, theksoi Ban në konferencën kushtuar ndryshimeve demokratike në botën arabe që mbahet në Bejrut. (LajmeShqip.com)
Sunday, 15 January 2012 14:00