Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 11:33

Kam pasur një bisedë të mirë me ministrin e Jashtëm të Meksikës, Hoze Antonio Meade Kuriben, dhe ky vend nuk do të ndryshojë qëndrimin rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net pohimet për mediet e Beogradit të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Qëllimi i vizitës është përmbushur, pra forcimi i marrëdhënieve me vendet që kanë qëndrim miqësor ndaj Serbisë dhe çështjes sonë më të rëndë, siç është Kosova”, ka thënë ai.

Sipas tij ai ka marrë zotimet e Meksikës, Argjentinës, Trinidadit dhe Tobagos, Guatemalës dhe Jamajkës se nuk do të njohin Kosovën. Po ashtu ato do të jenë edhe kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.