Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 17:11

Beogradi dhe Prishtina tash e një kohë po zhvillojnë betejë rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Secili po bëjnë përpjekje diplomatike që të përfillen dhe zbatohen mendimet e tyre.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq thotë, raporton N1, se me këtë hap rreth UNESCO-s Prishtina dëshiron afirmimin e mëtejmë të pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se thelbi politik i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është dëshira që të ndryshohet historia në Ballkan dhe që trashëgimia shumëshekullore serbe të prezantohet si shqiptare.

Duke u përgjigjur në pyetjen se si Serbia do ta pengojë anëtarësimin Kosovës në UNESCO, ai ka thënë se me rëndësi është respektimi i të drejtës ndërkombëtare.

Gjuriq thekson se cilido që të jetë epilogu “askush nuk mund të na e rrëmbejë atë që është historia jonë, se pothuaj në të gjithë 3000 fshatrat e Kosovës kemi kisha nga shekujt 12 e 13-të”.