Lajme Shqip Saturday, 29 October 2011 09:32

Los Angeles – Asnjë paraqitje nuk i pëlqen më shumë se sa ai tullac, luku që e bëri vajzë të veçantë!

Këngëtarja Sinead O’Connor mezi njihej në fotografitë e bëra gjatë verës, por tashmë këngëtarja i është kthyer lukut që është edhe ‘marka’ e saj.

O’Connor 44 vjeçare, është paraqitur me kokë të qethur, syze, buzë rozë dhe me një veshje me rripa, që i lejonte ekspozimin e tatuazheve të saj gjatë mbrëmjes së “amfAR Inspiration Gala”, të enjten në Los Angeles.

Këngëtarja irlandeze kishte planifikuar për të debutuar në këtë gala hitet e saj “Nothing Compares 2 U” dhe “The Last Day Of Our Acquaintance”. Për revistën People ajo ka rrëfyer se më shumë ndihej e emocionuar për paraqitjen e re gjatë galasë, se sa për performancën e këngëve.

Megjithëse fama e saj daton në vitet ’90, O’Connor, nëna e katër fëmijëve nga 4 deri 25 vjeç, ka thënë se gradualisht do t’i kthehet përkushtimit të muzikës me kohë të plotë, duke bërë turne kryesisht në Evropë. Sigurisht, kthimi në rrënjët e saj do të thotë se ajo ka reflektuar mirë për të kaluarën.

“Jam shumë pishman që kam patur shumë pak motivim për veten,” ka rrëfyer O’Connor në lidhje me karrierën e saj të hershme. “Po të kisha patur mundësi të kthehesha edhe njëherë në ato vite, që tashmë janë të humbura, do t’i thoja vetes ‘Sinead, ti je fantastike! Ki besim tek vetja, sepse ti me muzikën tënde i vë flakën skenës!’” (LajmeShqip.com)