Këngëtarja e hitit të famshëm “Nothing Compares to You”, Sinead O’Connor ka shokuar lexuesit e saj me komentet e saj mbi vetëvrasjen në profilin e saj publik të rrjetit social Blog. Këngëtarja 44 vjeçare ka shkruar:
“Unë besoj se vetëvrasja është një mëkat, pasi kështu ke vrarë shpirtërisht të gjithë ata që të kanë dashur, qoftë edhe ata që e kanë bërë në distancë. Të gjithë kemi njerëz që na duan dhe adhurojnë, edhe nëse mendojmë të kundërtën.
Vetëvrasja gjithashtu është një gënjeshtër. Ajo nuk na i zgjidh problemet, përkundrazi e thellon më shumë hendekun e zgjidhjes së tyre.
Megjithatë ndjenja e vetëvrasjes është ok! Nuk do të thotë që është patjetër mëkat apo shenjë çmendurie.
Ndonjëherë është mëse normale të ndihesh në mënyrë të tillë.”O’Connor ka tentuar të vetëvritet në 1999, në përvjetorin e saj të 33-të të ditëlindjes. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 September 2011 13:23 