Bosi i X-Factor thyen heshtjen mbi largimin e Cole nga juria
Mbrëmë Simon Cowell ka pranuar se ndihet fajtor për poshtërimin që ju bë Cheryl Cole nga X-Factor.
Njeriu i çeliktë 51 vjeçar i këtij spektakli që prej një dekade është shprehur se ishte i detyruar ta largonte atë nga juria e X-Factor Amerika.
“Në këtë rast unë i kam duart e lidhura!” – është shprehur ai.
Sipas burimeve të kanalit televiz Fox ka patur shmë ankesa nga gazetarë kombëtarë dhe teleshikues të ndryshëm se e kishin të pamundur të kuptonin theksin e saj britanik.
Sipas një burimi amerikan thuhet se vetë Cowell ka bërë të pamundurën për ta futur Cheryl në jurinë e X-Factor Amerika më parë. Por tani nuk kishte si t’i dilte më në mbrojtje pasi nuk varej më në dorën e tij duke qënë se kishte shumë pakënaqësi ndaj saj.
Simon i ka kërkuar falje Cheryl-it dhe se e kuptonte që ai i meritonte ‘shuplakat’ që ajo i
kishte dhënë.
Saturday, 28 May 2011 14:21