Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 15:51

Tiranë – Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura të dërguar me misione ushtarake jashtë vendit.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, ky vendim autorizon Ministrinë e Mbrojtjes që në bashkëpunim me INSIG të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes i miratuar për vitin 2011.