Fëmija juaj është gjithmonë në lëvizje, përqëndrohet me vështirësi, bërtet, kërcen dhe kurrë nuk lodhet. Dikur për këta fëmijë thuhej se janë të gjallë, ndërsa sot thuhet se janë hiperaktiv. Natyrisht nuk vuajnë të gjithë fëmijët nga hiperaktiviteti, prandaj edhe duhet mësuar se si të dallojmë këtë çrregullim dhe si të sillemi ndaj fëmijës.
Njihni fëmijën hiperaktiv
– Ata njihen qysh në muajt e parë të jetës, edhe pse ushqehen rregullisht dhe përkujdesjen e marrin maksimalisht, ata nuk janë të qetë.
– Reagojnë me shumë emocione nëse në atë moment nuk plotësohet ndonjë dëshirë e tyre.
– Në moshën parashkollore dhe shkollore vështirë përqëndrohen në një aktivitet të vetëm dhe janë të shumanshëm.
– Një stimulim gati pa asnjë rëndësi mund ta shpërqëndroj lehtë.
– Ende pa e përfunduar një aktivitet, kalon në tjetrin.
Bëhuni të durueshëm!
– Prindërit gjatë edukimit të fëmijëve hiperaktiv duhet të jenë të durueshëm dhe në mënyrë të qartë të shprehin kërkesat e tyre.
– Dënimi është rreptësisht i ndaluar, sepse kështu do ta shtoni agresivitetin e fëmijës.
– Ndihmojini fëmijët që energjinë e tepërt ta drejtojnë në ndonjë aktivitet sportiv apo në ndonjë aktivitet tjetër fizik.
– Fëmijës jepini vetëm një lodër, sepse aktivitetet paralele rrisin hiperaktivitetin e tij.
– Shikimi i televizorit më shumë bën dëm sesa e ndihmon. Prandaj, në mënyrë drastike zvogëloni kohën të cilën fëmija kalon pranë ekranit të televizorit.
– Lexojini tregime të shkurtra para gjumit. Kjo do ta qetësoj dhe do ta inkurajoj imagjinatën e tij dhe mbi të gjitha përqëndrimin.
– Kur vëreni se fëmija është nervoz, përqafojeni, mbajeni të përqafuar dhe tentoni që ta qetësoni.
– Ledhatojeni fëmijën sa herë që ju ofrohet mundësia. (LajmeShqip.com)
Thursday, 26 January 2012 11:33 
