Lajme Shqip Wednesday, 07 November 2012 10:10

Londër –  Një aeroport në Britani të Madhe shfrytëzon këngët e Tina Turner për t’i përzënë zogjtë që mblidhen në pista.

Zyrtarët e aeroportit Gloucestershire në Staverton i lëshojnë këngët, si “Simply The Best”, me anë të atoparlantëve të mëdhenj të montuar në një automjet, i cili ec nëpër pistë.

Fillimisht, ata lëshojnë tinguj të zakonshëm që frikësojnë zogjtë, mirëpo kur kjo nuk ka sukses, atëherë shfrytëzohen këngët e Turner, të cilat janë mjaft efikase.

“Kur tingujt e zakonshëm nuk mjaftojnë, lëshojmë këngët e Tina Turner, të cilat japin rezultatet e dëshiruara”, ka thënë Darren Lewington, një nga shefat e aeroportit.(LajmeShqip.com)