Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 13:15

Nata më e “egër” e vitit po afrohet. Kudo që të ndodheni në një festë me ndonjë pije në dorë, ju duhet të dukeni më e bukur se asnjëherë tjetër. Duhet të jeni në formë për të përballuar një natë si kjo. Pikërisht për këtë arsye po ju japim disa këshilla se si mund të dukeni perfekte dhe origjinale.

Ju duhet të shkëlqeni në ambientin ku ndodheni, por si mund t’ia arrini? Ky është objektivi juaj të cilin duhet ta arrini nëpërmjet look-u, që duhet të jetë unik dhe shumë seksi, madje edhe me ndonjë aksesor të vogël për ta personalizuar më shumë veshjen dhe tualetin tuaj.

– Modeli i makijazhit që kombinon ngjyrën e arit me blunë e thellë mund të jetë kombinimi më i bukur. Mos harroni se qerpikët fallco janë të domosdoshëm për t’u dukur sa më seksi.

– Një tjetër model makijazhi mund të jetë kombinimi i ngjyrës violë me ngjyrën e arit, për një efekt sa më shokues.

– Kombinimi i ngjyrës së argjendit të ftohtë me ngjyrën violë është ideali për një efekt magnetik.

– Mund të luani edhe me hijet e syrit… Vijën e penelit ose të lapsit të zi zgjateni më shumë se zakonisht, ashtu siç bënin divat e viteve ‘70.

– Mos harroni që flokët duhet të kenë shumë volum për të plotësuar pamjen tuaj prej perëndeshe. (LajmeShqip.com)