Të bëhesh gati për një mbrëmje kokteili mund të duket pak e vështirë, por me disa këshilla do ta keni shumë më të lehtë dhe madje, ta shijoni të gjithë eventin.
Nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë, veshja është shumë e rëndësishme. Mbrëmjet e kokteilit janë mbrëmje zyrtare, për shembull: inaugurimi i një libri, hapja e një butiku apo diçka e ngjashme.
Ja ku janë disa rregulla, të cilat duhet t’i ndiqni, që të dukeni shkëlqyeshëm:
1. Vishni një fustan elegant, gjatësia e të cilit duhet të jetë nga gjuri e poshtë. Harrojini fustanet e shkurtra, nuk duhet të ekspozoni shumë lëkurë! Mundohuni të zgjidhni diçka të përshtatshme.
2. Zgjidhni disa aksesorë që e plotësojnë fustanin tuaj, por mos vendosni shumë.
3. Këpucët e larta janë zgjidhja më e mirë, por mund të vishni edhe këpucë të rrafshta. Mendoni për rehatinë tuaj, pasi mbrëmjet e kokteilit zakonisht janë të gjata dhe ju duhet të qëndroni në këmbë gjatë gjithë kohës.
4. Tregoni kujdes të veçantë për flokët, thonjtë dhe makijazhin tuaj.
Duke pasur parasysh këto rregulla të vogla, por thelbësore, ju do të dukeni perfekte. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 December 2011 15:30 


