Lajme Shqip Friday, 08 June 2012 08:45

Bota është e njerëzve të veprimit.  Në qoftë se ti nuk je i tillë, nevoja më urgjente për ty është që të bëhesh me doemos i tillë. Nëse je, duhet të preokupohesh që të bëhesh më tepër. Dhe për këtë po ju tregojmë disa metoda:

1. Të duash punën, energjinë dhe lëvizjen. Të urresh dembelizmin, rehatllëkun, mënyrat e pa numërta të humbjes së kohës (kafe, diskutime të padobishme, lexime që nuk shërbejnë, miqtë mendjelehtë, klubet, kërcimet, zbavitje të kota dhe gjumin e drekës).

2. Të jesh i pasionuar me aktivitetin tënd profesional. T’i kushtosh tërë kohën tënde, tërë mendimet e tua, tërë forcat e tua. Kur të kesh rrojtur më shumë e të kesh njohur kotësinë e trishtuar të tërë atyre gjërave e tërë atyre preokupimeve të cilave u kemi dhënë gabimisht aq shumë rëndësi, do ta çmosh jashtëzakonisht më shumë punën tënde, e do të pendohesh që je preokupuar kaq pak e kaq keq. Koha kushtuar punës është e vetmja që është harxhuar mire, sepse është e vetmja që korr diçka.

3. Të mos mërzitësh kurrë, ose mos e lër veten kurrë të mposhtesh nga mërzia. Mërzia na zë në momentet kur truri ynë është i plogësht. Të mbash vazhdimisht trurin në aktivitet, mos e lejo në asnjë moment të ndalojë, mos i shkakto as pretekste dhe as mënyra që të hutohet. Ekzistojnë kaq gjëra interesante në botë përreth nesh, thuajse një pëllëmbë larg nga hunda jonë! Mjafton të kesh dëshirë të shohësh, të zgjasësh dorën dhe të rrëmbesh diçka.

4. Të mos i lësh kurrë asgjë rastit, parashiko gjithçka. Mos merr vesin e shëmtuar të varësh shpresat tek fati, tek rrethanat, tek e papritura: është një mënyrë shkatërrimtare, që të çon në pasojat më të dëmshme. Zbato, në çdo rrethanë të jetës kriteret e eksperiencës tënde. Mos vepro kurrë me rrëmbim. Parashiko sistematikisht të keqen, nëse pastaj parashikimet e tua nuk do të ndodhin, aq më mirë dhe për ty! (LajmeShqip.com)