Lajme Shqip Saturday, 14 July 2012 08:30

Takimet me një djalë sjellin eksperienca të mira dhe të këqija. Ambienti ku dy persona takohen nuk është gjithmonë romantik dhe tërheqës. Në përpjekjen tonë për të gjetur djalin e ëndrrave, ndodh që të kemi edhe eksperienca aspak të këndshme. Në situata të tilla, të diturit si të shmangesh nga një takim i papëlqyeshëm, të pasurit një strategji evitimi, mund të jetë shumë e vlefshme. Për këtë arsye përdorni mënyrat e mëposhtme për t’i dhënë fund një situate kur është e nevojshme:

1. Provoni të jeni e sinqertë.
Nëse jeni në takim me një djalë të këndshëm, por ende nuk po ndjeni atë tërheqjen e duhur, përpiquni t’i tregoni situatën e vërtetë me një ëmbëlsi dhe me komplimenta të këndshme për të evituat situatat e sikletshme.

2. Përdorni sensin tuaj të humorit.
Eksperiencat e hidhura janë ato të cilat qëndrojnë më gjatë në kujtesën tonë. Por të paktën do të keni diçka për të treguar gjatë takimit. Kjo temë e thjeshtë mund t’ju nxisë të hapni biseda nga më të ndryshmet dhe takimi juaj do të kalojë si pa e kuptuar.

3. Bëjini të qarta diferencat tuaja në çift.
Nganjëherë të qenurit e sinqertë nuk mjafton. Ky gjest nuk e bën personin tjetër të tërhiqet, madje ai mund edhe të fillojë të injorojë përpjekjet tuaja për t’u tërhequr. Mundohuni të kuptoni se çfarë tipi njeriu po kërkon partneri tjetër dhe reagoni në mënyrë të kundërt. Kështu, partneri do të zhgënjehet nga ju dhe do të kërkojë vetë të largohet pa ju bezdisur.

4. Bjerini shkurt.
Nëse nxirrni që në fillim justifikimin e një emergjence dhe do largoheni më herët, lë të kuptojë që mbas këtij takimi nuk do të ketë mundësi për një takim të dytë. Në këtë mënyrë do t’i kurseni shumë kohë vetes dhe partnerit.

5. Mos pranoni një takim të dytë.
Gjëja më e keqe që mund të bëni nëse nuk ndjeni tërheqjen  e duhur për një person, do të ishte të lini një takim të dytë me të. Një sjellje e tillë vetëm do i përkeqësojë gjërat, prandaj përpiquni të jeni sa më e qartë me veten tuaj.

6. Thjesht largohuni.
Nëse ndjeheni e fyer, e pasigurt ose e kërcënuar, nuk keni nevojë për një arsye për t’u larguar nga takimi. Thjeshtë largohuni nga situatat kërcënuese pa kthyer kokën pas. Gjithmonë vendosni sigurinë tuaj në radhë të parë. (LajmeShqip.com)