Koncepti i estetikës që simbolizon bukurinë dhe të pëlqyerit nga njerëzit ndryshon shumë nga një kulturë në tjetrёn. Kultura të ndryshme i ngjyrosin dhëmbët e tyre me të zezë, por siç duket, kohët e fundit dhëmbët e bardhë të Hollywood-it kanë më tepër popullaritet! Lehtësimi i përdorimit të agjentëve zbardhues të dhëmbëve ka bërë që, jo vetëm njerëzit publik, por të gjithë të kenë mundësinë e zbardhimit tё dhëmbëve.
Ka dy lloje mënyrash për zbardhimin e dhëmbëve:
1. Zbardhim te Stomatologu (Office Bleaching); dhe
2. Zbardhimi në kushtet e shtëpisë nga vetë pacienti (Home Bleaching).
Le t’i hedhim një sy zbardhimit të dhëmbëve nga vetë pacienti me disa pyetje-përgjigje.
1. Çfarë është zbardhimi i dhëmbëve dhe nga se përbëhet ky sistem?
Është një proçes kimik me të cilin hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentinës. Sistemi është i përbërë prej një pllakë dhëmbësh të veçantë dhe të hollë plastike, si dhe nga xheli zbardhues. Pllaka e hollë plastike vendoset në gojën e pacientit natën, para gjumit.
2. Cilat janё shkaqet e ngjyrosjes së dhëmbëve?
Shkaqet janë të shumta por më të përhapurat janë :
• Kafeja
• Çaji
• Coca-Cola
• Cigarja
• Mosha
• Përplasje dhe trauma
• Disa antibiotike (tetraciklina ,minociklina, etj.,)
• Përdorim i tepërt i floridid
• Sëmundje sistemike të trupit dhe malformime gjenetike të dhëmbëve
• Degjenerimi i nervave
• Mbushjet me amalgam
3. Kush mund t’i zbardhë dhëmbët?
Përveç grave shtatzëna, mund ta bëjnë pothuajse të gjithë, por varet edhe nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu është ai që përcakton nëpërmjet një kontrolli të përgjithshëm të gojës dhe tё dhëmbëve nëse është apo jo i mundur një proçes i tillë. Zbardhja e dhëmbëve është një proçes ideal për ata të cilët i kanë dhëmbët e shëndetshëm dhe dëshirojnë t’i kenë më të bardhë dhe më të shndritshëm. A është kjo mënyrë e sigurtë? Sipas kërkimeve, asnjë nga zbardhimet e dhëmbëve që bëhen nën kujdesin e stomatologut nuk ka rezultuar e dëmshme për dhëmbin dhe mishrat e dhëmbëve.
4. Si funksionon ky sistem?
Xheli vendoset në një shtresë të posatshme për gojën tuaj. Komponentët aktiv të xhelit pas shpërbërjes çlirojnë oksigjen, i cili zbardh nëpërmjet një proçesi kimik qё heq njollat e ndryshme të enamelit dhe dentinës. Përbërja e dhëmbit nuk prishet, por vetëm zbardhet ngjyra e tij. Stomatologu parapërgatit një pllakë dhëmbësh tё posatshёm për pacientin. Para gjumit vendoset xheli brenda kësaj pllake, e cila më pas vendoset në gojë pёrpara se pacienti tё flejё. Pas zgjimit duhet bёrё larja e dhёmbёve.
5. A ka ndonjë efekt anësor?
Njё ndёr efektet anёsore ёshtё se mund tё krijojё ndjeshmёri ndaj tё ftohtit në disa njerëz. Një efekt tjetër është sensivitet provizor i dhëmbëve dhe mishrave të tyre. Të gjitha këto efekte zhduken përfundimisht mbasi ndërpritet terapia ose në 1-3 ditë mbasi përfundon terapia e zbardhjes.
6. Sa kohë zgjat kjo terapi?
Rezultati mund të merret brenda 3 seancash. Por kur kemi ngjyrosje të mëdha, terapia mund të zgjasё në më tepër se 3 ditё.
7. Pas përfundimit të terapisë, sa permanent është ky zbardhim?
Dhëmbët do tё jenë gjithmonë më të bardhë se sa ngjyra fillestare. Por, kur kemi njolla të mëdha ndihet nevoja që pacienti ta pёrsёris terapinё një herë në 6 muaj, për 1-2 netё. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 17 January 2012 16:30 