Prishtinë – Implikohet në çështjen e veriut të Kosovës edhe mbrojtja e Serbisë. Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, tha se “është e papranueshme çdo masë e njëanshme e dhunës, që do të ndryshonte situatën në veri të Kosovës”.
Gjatë takimit me ndihmësin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes për çështjet ndërkombëtare të sigur
isë, ambasadorin Aleksander Versbou, Shutanovac tha se Serbia do të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in.
Sipas tij, “pikërisht kjo situatë tregon përse Beogradi është kundër zvogëlimit të forcave ndërkombëtare në Kosovë”.
Versbou tha se zgjidhja e krizës në Kosovë duhet të kërkohet me mjete diplomatike dhe paqësore.
Friday, 05 August 2011 13:40 