Strasburg – Bashkimi Evropian do të duhej të luajë rol të ndërmjetësit-mbështetës në zgjidhjen e kontestit me emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, thotë eurodeputeti dhe sipas të gjitha gjasave, kryetari i ardhshëm i Parlamentit Evropian, Martin Shulc.
Në Parlamentin evropian çështja për eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë dhe kontestit të saj me Greqinë, me përjashtim të eurodeputetëve të cilët ato çështje i ndjekin drejtpërdrejtë, nuk ndodhen në fokusin e interesit, i cili për momentin është i kahëzuar drejt zgjidhjes së krizës debitore dhe shpëtimit të eurozonës.
Atë e pranon edhe Martin Shulc, kryetari i grupit të socialistëve dhe demokratëve evropianë në deklaratën për Dojçe Vele.
“Interesi i Bashkimit Evropian për momentin është i drejtuar nga Greqia dhe ndoshta më pak është i kahëzuar drejt çështjes së marrëdhënieve ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë. Zgjidhja për problemin me emrin mund të gjendet vetëm përmes afrimit bilateral ndërmjet Greqisë dhe fqinjes së saj Maqedonisë nën një lloj patronati të BE-së. Ai nuk është i vetmi, por ai është njëri nga konfliktet ndërmjet një shteti i cili dëshiron t’i bashkangjitet BE-së me një shtet i cili është anëtar i BE-së. Si pasojë e asaj, unë them se zgjidhja e tij duhet të jetë nën patronatin e BE-së”, deklaroi Shulc.
Social-demokrati gjerman dhe, sipas të gjitha gjasave, kryetar i ri i Parlamentit evropian prej janarit të vitit 2012, sqaron se përse ai angazhohet për kyçjen e BE-së në zgjidhjen e kontestit.
“Ky, kuptohet, është konflikt bilateral ndërmjet shtetit kandidat dhe shtetit anëtar, por ai problem ka të bëjë me të gjithë ne. Kur them të gjithë, mendoj në të gjitha shtetet anëtare, por para së gjithash në Bashkimin Evropian si të tillë. Për atë arsye mendoj se zgjidhja e problemit mund të gjendet nën një lloj të ndërmjetësim it të Bashkimit Evropian. E di mirë se kompetentët në Komisionin Evropian tashmë një kohë të gjatë po mundohen të gjejnë mjet për t’i ulur tensionet të cilat sinqerisht ekzistojnë. Pranoj se nuk e di nëse është arritur përparim, sepse tashmë një kohë të gjatë nuk kemi diskutuar për problemin për shkak të krizës debitore në eurozonë”, sqaron Martin Shulc. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 September 2011 11:58