Partia Socialiste ka paraqitur sot pasdite në Komisionin parlamentar të Ligjeve një sërë amendamentesh për projektligjin e Gjykatës Administrative.
Por, për shkak të paqartësisë së disa termave, Komisioni vendosi të shtyjë diskutimet për ripërcaktimin e neneve.
Sipas Relatorit të PS-së për këtë çështje, Armando Subashi, nevojiten ndryshime në përcaktimin e termave në disa nene të projekligjit.
Lidhur me praninë e palëve në seancë, Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, Marsida Xhaferllari, tha se projektligji nuk e parashikon si pengesë mungesën e tyre, pasi gjykimi vazhdon. Kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, ka kërkuar që deri të hënën të paraqitet një paketë e plotë amendamentesh, në mënyrë që të procedohet më shpejt me shqyrtimin e projektligjit.
Tuesday, 20 March 2012 19:24