Athinë – Në Greqi do të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, me qëllim që Qeverisë së tanishme kalimtare t’i jepet më shumë kohë për të zbatuar reformat dhe të heqin vendin nga kriza debitore.
Me formimin në muajin nëntor të qeverisë së re me në krye Lukas Papadhimos, është rënë dakord që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 19 shkurt, të vitit të ardhshëm. Për respektimin e këtij afati, Parlamenti do të duhet të shpërbëhet kah mesi i janarit dhe të gjitha aktivitetet në vend do të orientohen drejt fushatës parazgjedhore.
Qeverinë e re e formuan PASOK-u socialist, partia radikale djathtiste LAOS dhe Demokracia e re e qendrës së djathtë, e cila hyrjen e saj e fitoi me shpërbërjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pas takimit me kryeministrin Papadhimos, lideri i Demokracisë së Re Andonis Samaras theksoi se kjo parti nuk do të insistojë që zgjedhjet të mbahen kah mesi i shkurtit, me qëllim që Qeverisë kalimtare t’i jepet rast që të heq vendin nga kriza debitore.
Monday, 26 December 2011 16:10