Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 09:30

Apia, Samoa – Shteti ishullor Samoa, i cili gjendet në pjesën jugore të Pacifikut, shkon përpara një ditë që të përputhë kohën me kohën e partnerëve tregtar kryesor.

Në mesnatë, sot 29 dhjetor të vitit 2011, e enjte, Samoa me popullatë prej 186 milion personave, do të kalojë menjëherë në datën 31 dhjetor, dhe ditën kalendarike e shtunë. Data 30 dhjetor 2011 thjeshtë, do të zhduket këtë vit nga kalendari i shtetit.

Me këtë korrigjohet një akt prej para 119 viteve kur tregtarët amerikanë i kanë bindur autoritetet lokale që ta ndryshojnë kalendarin (një ditë prapa) që të përputhet në zonën kohore së bashku me Samoan amerikane.

Në vitet e kaluara zona kohore e zgjedhur nga Samoa u shndërrua në problem pasi shteti ngeci në një ditë të tërë kalendarike nga partnerët tregtarë, kryesor Australia dhe Zelanda e Re. Për momentin, ishulli “vonon” prapa Sidneit 21 orë, ndërsa me masën e re do të jetë tre orë para.