Lajme Shqip Tuesday, 06 August 2013 12:03

Tiranë – Ndërsa kryeministri Sali Berisha shijon muzikën rock and roll në brigjet e Dhërmiut, i bindur se ka lënë pas shkretëtirë financiare, në Tiranë e kudo në Shqipëri, buxhetorët po mundohen më kot që të marrin pagat.
Prej pesë ditësh, ata nuk kanë marrë pagesat, por justifikimi i Ministrisë së Financave është se ka një problem teknik, shkruan Tema. 
Për shkak të një situate të tillë, Banka e Shqipërisë do të zhvillojë një ankand, për t’i siguruar qeverisë një hua prej 35 milion eurosh.
Problemi i pagave nisi fillimisht nga kryeministria, ku punonjësit nuk u paguan për korrikun.
Më pas virusi u përhap në të gjithë sistemin e buxhetorëve.
Ky është rasti i dytë pas atij të muajit janar kur pagat u ndanë 10 ditë me vonesë.