Gjirokastër – Ndërprerja e punimeve për rikonstruksionin e shtëpisë së lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, për shkak të një pretendimi për cenim pronesie nga disa fqinjë të kësaj banese, ka detyruar drejtorinë e monumenteve në Gjirokastër të kërkojë mundësi të reja për zhbllokimin e punimeve
“Duke mos i dhënë dot zgjidhje ligjore këtij problemi, që për një periudhë të gjatë mban pezull përfundimin e punimeve, drejtoria e monumenteve të kultures në Gjirokastër i ka propozuar minsitrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Monumenteve ndryshimin e projektit për vijimin e punimeve,” thotë Spartak Dërrasa, drejtor i monumenteve të kulturës në Gjirokastër.
“Vetëm me një projekt që të mos ketë kontakt me territorin e shtëpisë përbri, ku ka edhe pretendime për cenim prone, do të mundësohet rifillimi i punimeve,” thotë Dërrasa.
“Për një periudhë më shumë se 1 vjeçare nuk mundëm ta zgjidhnim dot konfliktin me familjen Rrapo, fqinjë të familjes Kadare, prandaj, pas konsultimeve me shumë specialistë, kemi vendosur të ndryshojme projektin. Propozimi i mbërritur në minisrtinë e Kulturës dhe Drejtorinë e Përgjithshme ka gjetur edhe mbështetjen e ketyre të fundit, dhe shume shpejt ai do të konkretizohet”, shprehet arkitekti Agron Doraci, i cili drejton punimet në banesën e Kadaresë.
Për rikostruksionin e shtëpisë së Kadaresë janë akorduar nga shteti shqiptar 25 milionë lekë, nga të cilat janë investuar vetëm 10 milionë për punime të brendshme, ndërsa me pjesën tjetër do të kryhen punimet e jashtme. Punimet u ndërprenë në dhjetor të vitit 2009.
|
|
Friday, 25 March 2011 11:43 5 September 2013 11:23
3 September 2013 16:59
3 September 2013 11:19
17 June 2013 15:21
12 April 2013 08:31
28 January 2013 15:30
16 December 2012 15:30
29 November 2012 08:13
3 November 2012 14:51
6 October 2012 20:50