Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 08:30

Uashington – Shtëpia e Bardhë ka për qëllim deri në fund të javës të kërkojë leje nga Kongresi që ta rrisë kufirin e huazimit të lejuar që shteti në kohë të mund t’i shlyejë obligimet financiare, deklaroi sot një funksionar i paemëruar i Ministrisë amerikane të Financave.

Ai shtoi se administrata amerikane do të kërkojë rritjen e kufirit të borxhit për 1,2 bilionë dollarë, me çka ai do të rritet në 16,4 bilionë dollarë. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për mbulimin e obligimeve financiare të qeverisë deri në fund të vitit 2012, transmetojnë agjencitë.

Rritja e lartësisë së detyrimit të lejuar është e domosdoshme pasi që deri të premten borxhi qeveritar do të jetë vetëm 100 miliardë dollarë më i ulët se limiti momental.

Kongresi amerikan dhe Shtëpia e Bardhë në gusht ranë dakord me rritjen e limitit të detyrimit për 2,1 bilionë dollarë në tri faza. Marrëveshja u arrit vetëm disa orë para se SHBA-së t’i kanosej bankroti dhe pasi dyja palët u pajtuan se në 10 vitet e ardhshme do ta ulin borxhin publik prej dy bilionë dollarë.