Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 09:42

Prishtinë – Drejtues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, kanë njoftuar se shtatë anëtarët e këtij këshilli nuk do t’i përgjigjen ftesës së Prokurorisë së EULEX-it për seancën gjyqësore, e cila pritet të mbahet të enjten, lidhur me protestat e 15 korrikut të vitit 2009, ku protestuesit patën hedhë koktej molotovi në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Ata  kërkuan  që sa më shpejti të miratohet Ligji për vlerat e luftës, për ndryshe siç thanë ata, do të fillojnë me greva dhe demonstrata të dhunshme.
Anëtari i këtij këshilli, Ylber Selimi ka thënë se ky vendim është marr pas konsultimit me gjithë përfaqësuesit e degëve.
Sipas tij, EULEX-i do të duhej të merrej me sundimin e ligjit në veri të vendit, ku nuk funksionon asgjë dhe do të duhej të merret edhe me kriminelët serbë, të cilët vazhdojnë të lëvizin lirshëm nëpër Kosovë.
Selimi po ashtu, kërkojë nga institucionet e Kosovës që mos të luhet me fatin e veteranëve, por të miratohet Ligji për vlerat e luftës.
Anëtari tjetër i këtij këshilli, Xhevdet Ismaili, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë ka humbur shikimin, ka thënë se kjo shtyerja e Ligjit të vlertat e luftës, është e paarsyeshme nga ana e institucioneve tona.
Kurse, Hajrulla Shehu i bëri thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të mendojnë për kategoritë e dala nga lufta, pasi që siç tha ai, këto familje jetojë në kushte shumë të vështira.
Shtatë anëtaret që kanë urdhër arrest nga Prokuroria e EULEX-it janë Xhevdet Qeriqi, Vesel Qiriqi, Sefedin Zhuka, Hyzri Salihu, Lirim Haxholli, Naim Gashi dhe Hyzri Musliu.