Prizren – Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prizren i ka liruar shtatë të akuzuar nga akuzat për krime lufte.
Trupi gjykues i shpalli të akuzuarit Ejup Kabashi dhe Sokol Bytyqi të pafajshëm për akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile, sepse nuk është dëshmuar se, në korrik 1998, ata kanë zbatuar masa të terrorit dhe kërcënimit kundër popullatës civile serbe nga Opterusha.
“ Të akuzuarit Mustafa Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi u shpallën të pafajshëm sepse nuk është dëshmuar që ata i kanë ndihmuar Ejup Kabashit në kryerjen e krimeve të lartpërmendura. Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori special i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga EULEX-i. (K.P/LajmeShqip.com)
Tuesday, 05 February 2013 12:55