Policia italiane e ka gjetur të vrarë shqiptarin, i cili akuzohet për plagosjen e ish-vjehrrit të tij dhe ish-kunatit (vëllai i ish-gruas) natën e nderimit të viteve. Sipas policisë shqiptari ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh dhe vetëm pasditen e sotme është gjetur në rrugë i vrarë dhe pranë tij kishte amrën e krimit. Mendohet se ai mund të ketë kryer vetëvrasje me armën që plagosi babanë dhe vëllanë e ish-gruas. Ngjarja ka ndodhur në Dello, një komunë e vogël në Brescia.
Policia italiane ka bërë të ditur se shqiptari me inicialet A.S, ishte me profesion marangoz ishte divorcuar para pak kohësh nga gruaja e tij 40-vjeçare. Shkak për incidentin ka qenë divorci mes 43-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij. Mësohet se gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, në banesën e vëllait të ish-bashkëshortes së autorit në rrugën Mameli ishin mbledhur rreth 10 persona për të festuar Vitin e Ri. Por, papritur është shfaqur 43-vjeçari, i cili fillimisht ka nisur të shajë dhe të ofendojë bashkëshorten. Më pas babai i 40-vjeçares ka nisur të debatojë me ish-dhëndrin, më pas ky i fundit ka nxjerrë një pistoletë nga xhepi dhe e ka qëlluar në drejtim të tyre. Plumbat kanë prekur ish-vjehrrin, 64 vjeç në këmbë, ndërsa një plumb tjetër ka goditur ish kunatin 33 vjeç në gjoks, raporton shekulli.
Menjëherë pas krimit autori është larguar me makinën e tij në drejtim të paditur. Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Policia thotë se 43-vjeçari nuk pranonte lehtë ndarjen me bashkëshorten e tij. Gjithashtu ai ka pasur sherr me ish-gruan edhe për shkak të kujdestarisë së dy fëmijëve të tyre.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Brescias ku dhe po marrin mjekimin. Sipas mjekëve gjendja më e rëndë është ajo e 33-vjeçarit, i cili ka plagë në gjoks. Ky i fundit i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Thursday, 02 January 2014 19:04