Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj në administrimin e hapësirës ajrore të Kosovës në nivelin mbi 8500 metra. Aktualisht kjo hapësirë administrohet nga NATO, e cila ka vendosur që këtë detyrë t’ua kalojë së shpejti autoriteteve të aviacionit civil.
Ky ka qenë dhe qëllimi i vizitës së ministrit shqiptar të Transportit, Sokol Olldashi në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota.
Në takim është rënë dakord që palët të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për administrimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Gjatë takimit është rënë dakord që të ngrihet një grup i përbashkët pune, Shqipëri – Kosovë për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës mes dy vendeve si edhe rivendosja e fluturimeve direkte Tiranë – Prishtinë.
Saturday, 28 January 2012 17:00 