Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 18:33

Në Gjakovë u përurua sot Konsullata e Nderit e Shqipërisë, duke u bërë kështu konsullata e parë shqiptare që hapet në Kosovë.

Konsullata është hapur nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, të cilit iu bë një pritje e veçantë nga Komuna e Gjakovës.

Ai, së bashku me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, bënë zbulimin e pllakës së kësaj konsullate.

Me këtë rast, Bushati, tha tash e tutje ky vend nuk do të jetë vetëm për takime protokollare por do të jetë vend zyrtar i realizimit të projekteve të përbashkëta.

“Për sa na takon ne do të bëjmë ç’është e mundur për ta kthyer në një pikë takimi në mes të shqiptarëve të cilët jetojnë në të dyja anët e kufirit, të cilëve historia e deshi që të mos ishin së bashku, por sot ekzistojnë të gjitha mundà «sitë që falë edhe kësaj Konsullate Nderi, ne të kemi mundësi, sidomos brezat e rinj, që të takohen me njëri-tjetrin e të diskutojnë për çështjet që në përgjithësi kanë të bëjnë me artin, kulturën dhe arsimin në përgjithësi. Ka qenë kjo arsyeja kryesore”, tha Bushati.

Kryetarja Kusari-Lila, tha se kjo nuk është vetëm një zyre, por ajo ngërthen shumë më tepër se kaq.

“Kjo zyre nuk është vetëm një zyre, apo një konsullatë e thjeshtë, për ne ngërthen në vete shumë më tepër. Për ne ngërthen në vete historinë në të gjitha faqet e saj të shkruara me mund, me lot, me gjak, me krenari, por gjithashtu edhe të ardhmen të cilën synojmë ta ndërtojmë. Ajo çfarë ngërthen kjo zyre është vetë esenca në rrugën ku ndodhet. Kjo rrugë ku nd odhet zyra, quhet rruga Ismail Qemaili, babait të kombit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Por, ajo dikur që nuk është arritur në vitin 1912, synojmë që bashkërisht të integrohemi në Evropë”, tha Kusari-Lila.

Ndërkaq ambasadori Minxhozi, tha se kjo Konsullatë do të pasohet në vitet e ardhshme edhe me konsullata të tjera.

Është thjesht një gjest, sepse më parë kjo Konsullatë që po hapim sot e ka kryer rolin e saj ndër vite e ndër shekujt me lidhjen e Shqipërisë me Kosovën nga kjo Gjakovë me histori disa dekadëshe ose shekullore me qytete të ndryshme të Shqipërisë. Prandaj, kjo është dallëndyshja e parë e këtyre marrëdhënieve, e cila do të pasohet në vitin e ardhshëm edhe me konsullata të tjera. Uroj një aktivitet sa më të dendur. Uroj që të jetë nj ë lajmëtar i mirë në zhvillimet dhe thellimet e marrëveshjeve dhe marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona”, tha Minxhozi.

Me këtë rast, konsull Nderi u emërua akademik Tahir Emra.

Ideja e hapjes së konsullatës në Gjakovë u bë muaj më parë me iniciativën e ambasadorit Minxhozi, ku pas caktimit të lokacionit nga Komuna e Gjakovës, një gjë e tillë u bë sot realitet.