Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 14:30

Tiranë- Shqipëria do t’i paguajë Sllovenisë borxhin e akumuluar gjatë regjimit komunist në vlerën e 3.5 milionë dollarëve.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën marrëveshjen për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Sllovenisë.

Drejtori i Menaxhimit të Borxhit Publik, Xhentil Demiraj, theksoi gjatë punimeve të komisionit se borxhi i trashëguar nga komunizmi është 230 milionë dollarë.

Demiri theksoi se ministria e Financave po negocion me palët për kushtet e shlyerjes së këtij borxhi.  Kjo marrëveshje riskedulon borxhin e vjetër ndaj këtij shteti krijuar nga marrëdhëniet tregtare në klering. Shuma e borxhit është 3.5 milionë dollarë dhe shlyerja e këtij borxhi ka një afat dyvjeçar. (LajmeShqip.com)