Tiranë – Kuvendi i Shqipërisë shtyu të enjen pasdite votimin e projektligjeve, miratimi i të cilave kërkon 3/5 e votave të anëtarëve të parlamentit, dhe për të cilat, opozita kërkon rishqyrtimin në komisione. Ky vendim u mor pas kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.
Seanca e sotme, që u shoqërua nga debate të forta maxhorancë-opozitë, kishte në rend dite miratimin e një numri pr/ligjesh të rëndësishme që kërkojnë shumicë të cilësuar (84 vota), kryesisht të disa ndryshimeve në 6 kode: kodin penal, kodin rrugor, kodin detar, hekurudhor dhe kodin ajror. Por, mungesa e konsensusit nga opozita çoi në mosmiratimin e tyre.
Thursday, 22 September 2011 19:41