Tiranë – Shqipëria dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje reciproke për heqjen e taksës doganore për të gjitha produktet bujqësore.
Zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, në një prononcim per mediat, bën të ditur se me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit.
Bozdo thotë se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme. Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit para nënshkrimit të marrëveshjes CEFTA arrinin në 2, 5 për qind.
Tani kjo shifër është katërfishuar, duke arritur në 9,3 për qind.
|
|
Tuesday, 17 May 2011 14:26