Tiranë-Qeveria e Shqipërisë do të marrë borxh për qytetarët e saj 1 miliard e 500 milion lekë. 
Lajmi konfirmohet nga ministria e financave, e cila bën të ditur se ankandi për shitjen e bonove të thesarit do të zhvillohet nesër në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë.
Në këtë ankand mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët si dhe bankat e nivelit të dytë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave data e emetimit të bonove do të jetë 6 janari i këtij viti, ndërsa data e maturimit do të jetë 6 janari i vitit 2015.
Ndërkohë, po sipas Ministrisë së Financave shuma e përgjithshme që do të emetohet është 1 miliard e 500 milion lekë.
Ministria e Financave sqaron se Kuponi indikativ i ofruar prej këtij institucioni do të jetë 8.65 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj përkatësisht në datat 6 korrik dhe 6 janar. Ky është ankandi i parë që qeveria zhvillon për bonot e thesarit me afat maturimi 3 vjçar dhe i pari për këtë vit.
Tuesday, 03 January 2012 18:29