Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 15:02

Tiranë– Shoqata e prodhuesve të bukës ka përshëndetur nismën ligjore të PS në Kuvend për heqjen e TVSH-së bukës dhe deklaron që miratim i këtij pr/ligji nuk duhet të vonojë më.

Shteti shqiptar- thuhet në deklaratën e prodhuesve nuk ka pse të fitojë më nga shitja dhe prodhimi i bukës për shumë arsye. Së pari sipas tyre, sepse shteti nuk ndoqi të njëjtin standart ndaj prodhuesve dhe lejoi konkurencën e pandershme në treg.

Sipas prodhuesve “një shtet që deklaron primare luftën ndaj varfërisë nuk ka pse të mbledhë përmes TVSH qindarkat e pensionistëve dhe njerëzve që jetojnë me asistencë”.

Prodhuesit e bukës premtojnë se në rast se hiqet TVSH cmimi i bukës do ulet dhe cilësia e saj do rritet.