Tiranë – Mirëmbajtja e rrugëve nga ana e një koncensionari privat, konsiderohet nga ekspertët e ekonomisë si një projekt efiçent. Sipas tyre, dhënia me koncension e rrugëve strategjike do të ndikojë në menaxhimin e duhur të tyre, duke u mbështetur edhe në praktikat botërore.
Një projekt i tillë është mbështetur edhe nga përfaqësues të opozitës. Andis Harasani, anëtar i komsionit të Ekonomisë dhe deputet i Partisë Socialiste shprehet se një projekt i tillë duhet të ishte realizuar më parë.
Harasani kërkoi bërjen transparente të kontratës me koncensionarin, që sipas tij është lidhur paraprakisht me IFC-në.
Disa ditë më parë, kryeminsitri Berisha deklaroi në mbledhje qeverie, se rrugët strategjike do të jepen me koncension dhe theksuar se do të ketë një angazhim nga ana e ekzekutivit për realimin e këtij projekti brenda këtij viti.
Pjesë e lëshimit me konçesion për mirëmbajtje sëpari pritet ti nënshtrohet tuneli i Kalimashit në segmentin e rrugës Durrës Kukës, hap ky i paralajmëruar edhe nga kryeministri Sali Berisha.
Monday, 30 May 2011 18:56