Kapshticë – Emigrantët shqiptarë, të cilët festuan pranë familjeve dhe të afërmve të tyre festën e Pashkës, kanë filluar sot të kthehen drejt shtetit grek. Që në orët e para të mëngjesit është konstatuar një fluks i lartë lëvizjesh i emigrantëve që donin të kalonin në anën tjetër të kufirit.
Për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, dogana shqiptare ka vënë në funksion 8 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje.
Ndërsa nga dogana greke është punuar me kapacitet maksimal sportelesh dhe personeli, çfarë ka bërë që përpunimi i dokumentacionit të mjeteve dhe emigrantëve të kryet pa vonesa. Gjatë paradites së sotme kanë kaluar drejt Greqisë rreth 850 persona me 200 mjete.
Drejtuesit e policisë kufitare shqiptare kanë marrë kontakt me homologët e tyre grekë dhe u kanë kërkuar shtim të numurit të sporteleve, në rast të dyndjes së emigrantëve dhe rëndimit të sdituatës. Gjatë javës që kaloi u kthyen në atdhe nga pika doganore e Kpashticës me rastin e festës së Pashkës më tepër se 25 mijë emigrantë.
Monday, 25 April 2011 17:02