Mitrovicë (PLOTESUAR)- Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet në pjesën veriore të Kosovës ku vazhdojnë të mbretërojnë tensionet ndër-etnike në mesin e popullatës së përzier. 
Një ditë më parë, KFOR-i bëri të ditur përmes një komunikate për media se ëshët takuar me disa përfaqësues të serbëve të veriut të cilëve u ka bërë të qartë se do të veprojë kundër personave të armatosur që nuk kanë të drejtë të bartin armë.
“Në rast se KFOR-i sheh ndokënd tjetër të armatosur apo duke e kërcënuar ambientin e qetë dhe të sigurt në çfarëdo mënyre tjetër, KFOR-i është plotësisht i autorizuar të reagojë shpejt dhe në mënyrë të vendosur dhe të kujdeset që keqbërësit do të sanksionohen. Përfundimisht përfaqësuesit e komunitetit gjithashtu do të mbahen përgjegjës”, u tha në komunikatën e lëshuar nga misioni.(K.N/LajmeShqip.com)
***************************************************************
Mitrovicë Policia ka regjistruar dy raste me shpërthime të eksplozivit dhe një tjetër me të shtëna armësh në veri të Kosovës.
Në veri të Kosovës në 24 orët e fundit policia ka regjistruar raste të reja shpërthimi dhe të shtënash, derisa nuk ka gjetur akoma kryerësit e tyre. Zëdhënësi i p
olicisë për rajonin Mitrovicës Besim Hoti thotë se nuk ka pasur shkëmbim zjarri dhe as dihet përkatësia e njerëzve të përfshirë në këto raste.
Ndërkohë që mediat serbe kanë cituar kryetarin paralel të Mitrovicës Kërstimir Pantiq të ketë deklaruar se “shënjestër e sulmuesve kanë qenë pjesëtarët serbë të njësisë së zjarrfikësve”. Ai këto të shtëna ua ka atribuuar shqiptarëve banorë të Kroit të Vitakut në Mitrovicë, përderisa policia dhe KFOR-i mësohet se po hetojnë të kundërtën. Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet një zonë plotë tensione dhe sulme nga ekstremistët serbë dhe strukturave paralele. Intensiteti i tyre është rritur sidomos kohëve të fundit pasi që banorët shqiptarë tek Kroi i Vitakut në Mitrovicë po përpiqen t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre të djegura në luftë.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 27 November 2012 13:48