Lajme Shqip Monday, 12 September 2011 18:52

Paris – Një person e humbi jetën sot gjatë shpërthimit në një depo për mbeturina bërthamore në qendrën atomike “Markul” në pjesën jugore të Francës.

Shpërthimi ka ndodhur në furrën për shkrirrje të mbeturinave metalike radioaktive me radioaktivitet shumë të ulët në qendrën bërthamore “Sokodei”. Shkaqet për shpërthimin tani për tani nuk janë të njohura.

Agjencia franceze për siguri bërthamore kumtoi se nuk është vërejtur derdhje e radiacionit nga objekti. Megjithatë rreth Qendrës është shpallur zonë e  rrezikut për derdhje të grimcave bërthamore.

Në “Sokodei” me të cilin menaxhon kompania energjetike franceze EDF, nuk ka reaktorë bërthamor dhe ai është një ndër dhjetë qendrat të Komesariatit francez për energji atomike. Ai është një ndër qendrat kryesore për hulumtime shkencore për potencialet energjetike në shekullin e 21, pavarësisë kombëtare dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Hulumtimet të cilat zbatohen aty i përkushtohen përgatitjes së ciklit të derivateve bërthamore – përpunim i derivatit bërthamor, zvogëlim dhe menaxhim me mbeturinën e fundit bërthamore, gjegjësisht reaktorët e ardhshëm bërthamor.

Në qendrën në Markul prodhohet edhe MOKS, derivat bërthamor i cili rrjedh nga përzierja e uraniumit dhe plutoniumit, që lejon të përpunohet një pjesë e plutoniumit, i cili del nga derivati i qendrave bërthamore.

Në muajin mars të këtij viti ndodhi gjithashtu fatkeqësi, e cila ishte vlerësuar se është nga niveli i dytë sipas seriozitetit të shkallës, e cila ka shtatë shkallë.