Lajme Shqip Saturday, 03 October 2015 09:12

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se gjendja në Kosovë është anormale – si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri. Ahmeti ka refuzuar që të flasë për veprimet e deputetëve të opozitës, duke thënë se më me rendësi është të diskutohet për pozitën sesa për opozitën.

“Mendoj që duhet të diskutohet se sa investime të huaja janë bërë në Kosovë; sa ka shpenzuar qeveria në New York”, ka thënë Ahmeti në Argument Plus të RTV21.