Uellington – Ngrënia shumë e shpejtë “është fajtore” për trashjen, fryrjen dhe tretjen e keqe, frymëmarrja shumë e shpejtë zvogëlon furnizimin e trupit me oksigjen, ndërsa dehja shumë e shpejtë shkakton helmimin me etanol.
Femrat që hanë shumë shpejt kanë dyfish shanse më të mëdha për të qenë të trasha, zbulon studimi i Universitetit të Zelandës së Re. Meshkujt që hanë shpejt kanë 84 përqind rrezik më të madh nga trashja, ka vërtetuar studimi i Universiteti Osaka në 1000 meshkuj.
Mbas studimit të tyre, shkencëtarët kanë shpjeguar se ngrënia e shpejtë ‘anulon’ metabolizmin dhe qendrën në tru që njofton për ngopien, ndërkohë që nervat i dërgojnë trurit sinjale që stomaku po zgjerohet dhe ka nevojë për më shumë ushqim. Ndërkohë, hormoni gremlin që prodhohet në bark dëgon mesazhe ngopjeje për trurin vetëm 20 minuta pasi kemi filluar të hamë.
Frymëmarrja shumë e shpejtë
Një person i rritur dhe i shëndetshëm, në një minutë merr frymë thellë prej 10 deri 14 herë, por disa njerëz marrin edhe mbi 20 herë në minutë. Frymëmarrja shumë e shpejtë dhe e shkurtër mund të prodhojë ndjenjën e mungesës së ajrit, therje nëpër trup, rrahje të shpejtuar të zemrës, lodhje dhe mungesë pëqëndrimi.
Këto simptoma janë të shpeshta dhe shenjë që marrim frymë përmes gojës, në vend që më thellë të marrim frymë përmes hundës. Kjo rezulton me rritjen e nivelit të dyoksid karbonit në gjak, i cili bëhetë pengesë për oksigjenin e mjaftueshëm që kanë nevojë organet dhe muskujt.
Ecja e shpejtë
Sipas një studimi të bërë mbi 34 mijë njerëz shkencëtarët ameriaknë kanë treguar se shpejtësia me të cilën ecim është tregues i mirë se sa gjatë do të jetojmë; kështu që njerëzit që ecin më shpejt kanë shanse të jetojnë më gjatë sesa ata që ecin më ngadalë. Por kjo nuk do të thotë që nëse filloni të ecni shpejt tani do të jetoni më gjatë, sepse bëhet fjalë për ritmin e ecjes që e keni në mënyrë natyrale.
“Ecja është aktiviteti i vetëm njerëzor të cilin duhet ta bëjmë shpejt për të qëndruar të shëndetshëm”, ka përfunduar profesori John Brewer nga Universiteti Bedfordshire.
Wednesday, 04 January 2012 16:40 