Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 19:50

Tre persona në gjendje të dehur, kanë rrahur brutalisht shitësin e lokalit. E gjitha ndodhi pasi shitësi nuk pranoi tu shërbejë atyre alkool.

Pas kësaj, ata e goditën me shishe të alkoolit në kokë në mënyrë të vazhdueshme 31 vjeçarin Mohammed Naghdi, shkruan TheMirror.

Ai u la në gjendje të tmerrshme, me gjakderdhje të mëdha saqë vështirë të besohej se do të mbijetonte, në ngjarjen që ndodhi më 13 maj të këtij viti në orët e hershme të mëngjesit, transmeton lajmi.net.

Tre dorasit e dhunës mbi 31 vjeçarin janë dënuar për afro 12 vjet burgim.