Lajme Shqip Sunday, 08 January 2012 10:30

Në pak vjet Miley Cyrus ka kaluar nga stili i saj i ëmbël dhe fëminor tek një stil më seksi dhe sigurisht që me linjat e saj të rafinuara duhet shumë pak punë për të arritur një transformim total.

Julie Hewitt është parukierja e saj dhe na tregon të gjitha sekretet për Miley-n. “Miley ka buzë dhe sy të pabesueshëm! Por edhe lëkura e saj është perfekte,” thotë Julie e cila e ka njohur aktoren e njohur në provat për filmin “The Last Song”.

Pak tualet mbi të bën një efekt të madh. Ja disa këshilla nga Julie, e cila i ka aplikuar ato edhe tek Miley:

– Gjithmonë lyeni buzët para se të lyeni sytë.

– Vajzat e reja nuk kanë nevojë për një makijazh të ekzagjeruar.

– Mos e teproni me bonifikuesin e fytyrës.

– Kujdesuni shumë për lëkurën tuaj. (LajmeShqip.com)