Shkup – Në pesë vjetët e fundit, kjo qeveri jo që nuk ka mbyllur asnjë medium, por përkundër kësaj në atë periudhë janë hapur një numër i madh i medieve elektronike dhe atyre të shtypura. Ka qenë ky reagimi i VMRO-DPMNE-së ndaj raportit të Komitetit të Helsinikit.
“Rasti ‘Merimanga’ nuk është rast politik, por i pastër gjyqësor dhe nëse mediat nga rasti ‘Merimanga’ arrin t’i zbusin borxhet e tyre ndaj shtetit, ata pa pengesa do të vazhdojnë me punë”, kanë thënë në VMRO-në e Gruevskit.
Sipas kësaj partie, rasti me gazetarët e larguar dhe mediat private, ka marrë epilog institucional, ndërsa Inspektorati i punës i angazhuar për parashtresat e tyre është deklaruar në favor të tyre, ndërsa pronari privat është i angazhuar që atë ta zbatojë. “Këto fakte konfirmojnë dyshimet tona se i ashtuquajturi KH shërbehet nga manipulimet dhe konstukcionet vetëm që të kënaq partnerin e tij politik LSDM-në. Pra, tentimet e tyre për t’i dhënë një fotografi të zezë shoqërisë dhe demokracisë në Maqedoni, nuk kalon te qytetarët”, kanë thënë në partinë maqedonase në pushtet, VMRO.
Wednesday, 20 July 2011 17:41