Bruksel – Tre gazetarëve Boban Nonkoviq, Mirka Velinovska dhe Milenko Nedellkovskit, nuk u është lejuar hyrja në tribunën me temë “Presion ndaj gazetarëve”, në Bruksel, sepse ata me vetiniciativë kishin udhëtuar atje për të inicuar skandal.
Gazetarja Mirka Velinovska ka thënë se kanë shkuar me intencë që ta prishin debatin lidhur me gjendjen e medieve në Maqedoni, pasi që ky debat ka qenë demonstrim i njëmendësisë dhe eurobolshevizmit.
“Ne vendosëm të shkojmë sepse situata është e tillë me atë skenar, ta shpërbëjmë debatin duke krijuar skandal”, tha Velinovska.
Organizatorët e tribunës kanë qenë Liberal-demokratët të përfaqësuar nga Jorgos Shacimarkakis dhe Jelko Kacin. Mu organizatorët nuk u kanë mundësuar që tre gazetarëve të përfshihen me ekspozetë e tyre. Në atë diskutim nga Maqedonia kanë marrë pjesë Borjan Jovanovski, Biljana Sekullovska, Caca Nikollovska dhe Sllobodanka Jovevska, të cilët nga organizatorët kanë marrë ftesë që të marrin pjesë në diskutimin me ekspozenë e tyre.
Ndërkohë, euro-parlamentari Jellko Kacin ka thënë se nga ana e gazetarëve kjo është keqpërdorim i institucionit të Parlamentit evropian, institucion i vetëm i zgjedhur nga gjithë kombet e Evropës. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 September 2011 15:49